Lëvizja islamike Hamas ka deklaruar se nuk sheh më kuptim në vazhdimin e bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve, pas miratimit nga Izraeli të një plani për zgjerimin e ofensivës dhe marrjen nën kontroll të plotë të territorit palestinez, shkruan Gazeta Sinjali.
Zyrtari i hershëm i Hamasit, Bassem Naim, tha për BBC: “Lëvizja nuk do të marrë përsipër zbatimin e propozimeve të reja, përsa kohë shteti hebre vijon ‘luftën e vdekjes nga uria’”.
Të hënën, ushtria izraelite dhe kryeministri Netanyahu bënë të ditur një operacion të gjerë ushtarak, me objektiva mposhtjen e Hamasit dhe lirimin e pengjeve. Plani përfshin kontrollin total të Gazës, zhvendosjen e pjesës më të madhe të popullsisë dhe marrjen e ndihmave humanitare nën menaxhim izraelit, pas një bllokade dy mujore.
Sipas zyrtarëve izraelitë, ofensiva nuk do të nisë përpara përfundimit të vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në rajon javën e ardhshme, e cilësuar si një mundësi për marrëveshje. Megjithatë, qëndrimi i Bassem Naim bie ndesh me këtë pritshmëri.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se operacionet e reja izraelite do të sjellin vdekje të mëtejshme të civilëve dhe shkatërrim të Gazës. Kundërshtime për planin e ri janë shprehur edhe nga Kina dhe Franca.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);