Halsey ka zbuluar se po i nënshtrohet sërish kimioterapisë për të trajtuar një sëmundje të rrallë shëndetësore.
Këngëtarja 30-vjeçare, e cila më parë ka folur hapur për betejën e saj me shëndetin, ndau një përditësim të ri me fansat të enjten mbi përballjen e saj me lupus dhe një çrregullim të rrallë të quajtur ‘T-cell lymphoproliferative disorder’.
Në një video në TikTok, ajo tha: “Sapo bëra edhe disa seanca të tjera me kimioterapi. Ndërkohë kemi përgatitur shfaqjen Back to Badlands dhe do të jetë e pabesueshme, e mrekullueshme. Ditëlindja ime është për disa ditë, por jam aq e zënë sa nuk kam pasur kohë të mendoj për të”.
Foto: Instagram
Porti i implantuar – i njohur ndryshe si ‘port-a-cath’ – është një pajisje e vogël që vendoset nën lëkurë dhe qëndron aty gjatë gjithë kohës sa zgjat trajtimi me kimioterapi.
Çrregullimet limfoproliferative (LPD) janë gjendje ku trupi prodhon shumë qeliza të bardha jonormale, të cilat ndonjëherë mund të shndërrohen në kancer si limfoma apo leuçemia.
Halsey, e cila përdor përemrat ajo/ata, tregoi se po përgatitet për shfaqjen e re edhe mes trajtimit.
Në komente ajo sqaroi se jeta e saj e përditshme është e ndërlidhur ngushtë me trajtimet, duke shtuar: “Nuk mund të qëndroj në këmbë për një javë ose më shumë. Ju më shihni vetëm mes trajtimeve, kur kam energji. Koha e rikuperimit kalon shpejt, por është e gjatë”.
Foto: Instagram
Këngëtarja kishte zbuluar më herët se në vitin 2022 u diagnostikua me lupus SLE dhe me çrregullimin e rrallë limfoproliferativ, të cilat aktualisht po menaxhohen ose janë në fazë remisjoni.
Ajo ka ndarë gjithashtu diagnoza të tjera si sindroma Ehlers-Danlos, sindroma Sjogren, sindroma e aktivizimit të qelizave mast (MCAS) dhe sindroma POTS. /Telegrafi/
Foto: Instagram