E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeHakmarrja e Ministrisë: Si u përjashtua ofertuesi më i lirë, vetem pse...

Hakmarrja e Ministrisë: Si u përjashtua ofertuesi më i lirë, vetem pse e paditi Ministrinë e Liburn Aliut (VIDEO)

Kallëzimi penal që i bënë Ministrisë së Infrastrukturës për aferat në tenderin e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë u kthye në bllokadë totale për grupin e operatorëve ekonomikë “Sallahu Shpk & Salillari Shpk”.

Hakmarrja e Ministrisë së Infrastrukturës ishte e madhe. Ata pretendojnë se u diskriminuan dhe u hoqën padrejtësisht nga një tender tjetër, me vlerë 32 milionë euro, për zgjerimin e rrugës së Dukagjinit.

Ani pse ishin ofertuesi me çmimin më të ulët dhe me kapacitetet më të larta të ofruara për të qenë fitues të paktën në njërin nga lotet e këtij tenderi, ata u refuzuan.

“Autoriteti Kontraktues, përkatësisht Komisioni Vlerësues (për të cilin kemi dyshime se nuk ka qenë kompetent) ka përdorur arsyetim të pabazuar dhe kundërligjor që të na cilësojë si të papërgjegjshëm dhe të mos na rekomandojë për kontratë në asnjërin nga lotet e këtij tenderi. Në këtë drejtim, duke vepruar në kundërshtim me parimet e ekonomicitetit dhe efikasitetit të sanksionuara me Ligjin e Prokurimit Publik, janë rekomanduar për kontratë operatorë të papërgjegjshëm, të cilët nuk plotësojnë kërkesat e dosjes së tenderit dhe kanë çmime ekonomikisht të pafavorshme, duke dëmtuar kështu edhe buxhetin e Republikës së Kosovës për qindra mijëra euro,” thuhet në ankesë.

Por Sallahu nuk u dorëzua dhe ankesat e tyre nuk u ndalën. Madje, ata kërkuan dy raporte të ekspertizës nga Gjykata e Tenderëve, të cilat dolën në favor të tyre.

Në ekspertizën e parë, eksperti i OSHP-së u dha të drejtë këtij operatori, i cili kishte ofertën më të ulët për 233 mijë euro. Në atë kohë, kompania që u përzgjodh për ta ndërtuar këtë pjesë të rrugës kishte një ofertë prej 8 milionë eurosh.

Eksperti kërkoi nga Autoriteti Kontraktues që ta rikthente lëndën në rivlerësim, pasi të gjitha dëshmitë e ofruara nga ankuesi dhe pesha e mjeteve të punës nuk kishin ndikim vendimtar.

Fakti që pajisja tejkalon për 200 kg peshën nuk ka ndikim në kryerjen e funksionit dhe cilësisë se tij dhe AK është dashur që konform nenit 59 të LPP-së paragrafi 4 të pranojë si devijim të vogël duke marr për bazë edhe dallimin në çmim me GOE të rekomanduar për Lot 1 e që është me shtrenjtë për 233,128.00 euro me e shtrenjte se oferta e OE ankues. Në lidhje me këtë pikë eksperti sqaron se, në raport me peshën totale është evidente dallimi minimal. Megjithatë eksperti nuk mund të konstatojë pranimin e devijimit meqë kjo është përgjegjësi e AK-së dhe në rast të rivlerësimit, AK mundet që të vlerësojë a janë të pranueshme devijimet konform nenit 59 të LPP-së me kushtin që devijimet të kuanitifkohen dhe OE-të të trajtohen barabartë për të gjithë sipas nenit 7 të LPP-së. Eksperti rekomandon që paneli shqyrtues të kërkojë nga AK që konform nenit 72 të LPP-së për këto pajisje të kërkojë sqarimet shtesë në mënyrë që të vlerësohet përmbushja e kërkesave. Andaj pretendimi ankimor është i pjesërisht i bazuar në këtë pikë

Pas kthimit të lëndës në rivlerësim, Ministria e Infrastrukturës jo vetëm që nuk e shqyrtoi barabartë operatorin ekonomik që u ankua, por vendosi t’ia japë tenderin një tjetër kompanie – “OE Granit Shpk & K.N.P.SH Papenburg & Adriani Company” – me ofertë 186,942.21 euro më të shtrenjtë se ajo e “Sallahu Shpk & Salillari Shpk”.

Një tjetër raport vlerësimi u hartua nga Gjykata e Tenderëve, i cili konfirmoi diskriminimin ndaj këtij operatori. Raporti tregonte se në dy lote të tjera Ministria e Infrastrukturës u dha kontrata miliona euro operatorëve që kishin pajisje të njëjta me Sallahun, por vetëm ky i fundit u konsiderua i papërgjegjshëm.

Është e qartë se edhe tek OE i shpërlyer për kontratë për lot 3, OE i rekomanduar për kontratë për lot 2 sipas dëshmive të dorëzuar kishte pajisje që tejkalonin peshën për të njëjtin pozicion dhe poashtu edhe OE i pasukseshëm nuk ka ofrruar dëshmi për plotësimin e peshës sipas dokumenteve të dorëzuara, dhe të njëjtat ishin marrë si e mirëqenë nga AK. Megjithatë, ashtu sikurse është përcaktuar në nenin 59, paragrafi 4 i LPP-së, si dhe vendimin e PSH Nr 2024/0048; 2024/0050; 2024/0056; 2024/0057; 2024/0058; 2024/0059, (faqe 13) është diskrecion i AK-së pranimi i devijimeve të vogla me kushte që të kuantifikohen dhe të merren parasysh edhe përcaktimet e nenit 1, 6 dhe 7 të LPP. Në përfundim, eksperti sqaron se pretendimi ankimor është pjesërisht i bazuar.”

Megjithatë, as ky raport nuk u mor parasysh nga Ministria e Infrastrukturës, e cila, e përballur me shkeljet e gjetura nga Gjykata e Tenderëve, vendosi ta anulonte tërësisht këtë proces prokurimi.

Pas këtij anulimi, operatori “Sallahu Shpk & Salillari Shpk” paraqiti një ankesë të tretë në OSHP, duke pretenduar se ishte një operator i përgjegjshëm me çmimin ekonomikisht më të favorshëm. Ata argumentuan se ekzistonin dy raporte ekspertize që konstatonin se ishin vlerësuar në mënyrë të padrejtë dhe diskriminuese.

Në këtë fazë, në lojë hyri edhe Gjykata e Tenderëve, e cila u përfshi në shkelje të mëdha ligjore, ndryshim të ekspertëve dhe akuza të brendshme për falsifikim dokumentesh.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498