“Hajvalia” në hall me ujërat e zeza tash e 26 vjet (VIDEO)

“Hajvalia” në hall me ujërat e zeza tash e 26 vjet (VIDEO)

Lagjja e “Hajvalisë” në kryeqytet po përballet me problemin e ujërave të zeza tash e 26 vjet.

Një banor i kësaj lagjeje, në një intervistë me gazetaren Blerina Doshlaku, ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se banorët kanë kërkuar vazhdimisht zgjidhje nga komuna, por gjithmonë janë hasur në premtime boshe.

“Kemi kërkuar disa herë nga komuna. Na thonë ‘do ta kryejmë këtë mandat’, pastaj ‘në mandatin tjetër’, e ne kështu jemi duke u përballur që pas luftës”, u shpreh ai, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

The post “Hajvalia” në hall me ujërat e zeza tash e 26 vjet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.