“Hajr, e pas katër viteve sherr”, Berisha thumbon Çekun (VIDEO)

https://klankosova.tv/berisha-para-seances-ska-iniciative-i-ka-humb-kuptimi/Berisha para seancës: S’ka iniciativë, i ka humb kuptimi - Klan Kosova

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, e ka thumbuar atë të VV-së, Hajrulla Çekun duke thënë se “Hajr për Prishtinën e pas katër viteve veç sherr”.

Berisha po ashtu shpalosi edhe planet e tij për çështjen e trafikut në kryeqytet duke thënë se sheshi “Xhorxh Bush” është bllokuar “duke e penguar njëri-tjetrin këta”.

“‘Xhorxh Bushi’ është bllokuar duke e penguar njëri-tjetrin këta, aty është një arterie kryesore që është bllokuar, pra është bllokuar unaza e brendshme”.

“Unë e shoh edhe me çel dhe duke e lënë shesh, duke krijuar qasje nëntokësore deri te “Grandi” por edhe sheshi ekzistues të del tek ‘Pishat’”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se e ka dhënë një propozim që program I tij të zbatohet vetëm në paratë që i teprojnë kryetarit aktual të kryeqytetit.

 

The post “Hajr, e pas katër viteve sherr”, Berisha thumbon Çekun (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.