Hajnia në Klinë, vidhen stoli 19 mijë euro dhe 4 mijë franga (VIDEO)

Hajnia në Klinë, vidhen stoli 19 mijë euro dhe 4 mijë franga (VIDEO)

Kur të enjten mbrëma dolën nga shtëpitë e tyre në rrugën “Ali Berisha” në Klinë, banorët e përkohshëm të tyre nuk e kishin asnjë mëdyshje se ato do të plaçkiten, pak më vonë.

Dy nga to, që janë pronë e familjes Tafilaj, anëtarët e së cilës jetojnë në Zvicër, u plaçkitën, kur askush nuk ndodhej në to.

Grabitësit bën gërdi brenda shtëpisë, ata vodhën stoli në vlerë të 19 mijë eurove.

Keqbërësit që hynë me forcë nga dritaret në të dyja objektet, njëri nga të cilët trekatësh morën, siç thuhet, edhe para të gatshme, 4 mijë franga zvicerane, 250 paund britanikë, dhe 50 kruna norvegjeze.

Ani se nuk pranuan të flasin para kamerës, pronarët thanë se nuk kanë ndonjë të dyshuar për këtë plaçkitje.

Forcat e rendit dhe ato të ndjekjes u morën me rastin, megjithatë. Rasti është duke u trajtuar si vjedhje e rëndë, ndërsa ende nuk ka të arrestuar në lidhje me të. /Klankosova.tv

The post Hajnia në Klinë, vidhen stoli 19 mijë euro dhe 4 mijë franga (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.