Çështja e njehsorëve të energjisë elektrike, e cila ditëve të fundit është bërë çështje diskutimi për arsyen se po pretendohet që ata nuk e tregojnë orën e saktë, ka qenë temë diskutimi edhe në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Opinionisti Dardan Sejdiu tha se kjo çështje nuk është e re, por se është ngritur nga qytetarët edhe viteve të kaluara.
Tutje, ai tha Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) merr vendim për mënyrën se di duhet të faturohet qytetari, dhe ai vendim është obligativ.
Sipas tij, ZRrE ia ka dërguar operatorit vendimin për t’i treguar se duhet të faturohen qytetarët.
“…E ti nuk po e faturon, ti je në shkelje të ligjit. Dhe si e tillë, në masë të këtillë, është gjenerim i të hyrave në mënyrë të paligjshme, e cila në fjalorin shqip-shqip e ka një fjalë për përvetësimin e të hyrave pa lejen e pronarit, po i thojshin hajni ose vjedhje. Këtu kanë përvetësuar të mira materiale nga qytetari i Republikës së Kosovës në mënyrë sistemike, me vite të tëra”, u shpreh Sejdiu.
Ndiqeni deklarimin e tij:


