E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHajni i veturave lë gjurmë edhe në Pejë, pas Lipjanit, Podujevës dhe...

Hajni i veturave lë gjurmë edhe në Pejë, pas Lipjanit, Podujevës dhe Gjilanit (VIDEO)

Një person dyshohet se ia mësyu disa qyteteve të vendit për të bërë vjedhje.

Qytetarë të ndryshëm kanë kontaktuar redaksinë e Klan Kosova, duke pohuar se i njëjti person u ka vjedhur apo dëmtuar veturat.

Rasti i parë është raportuar nga një qytetar nga Lipjani, i cili ka deklaruar se vetura e tij është vjedhur.

Pas këtij rasti, qytetarë nga Podujeva dhe Gjilani kanë shprehur dyshime të ngjashme, duke thënë se personi në fjalë u ka shkaktuar dëme materiale.

Për më tepër, një qytetar nga Peja ka dërguar pamje në redaksi, ku shihet një veturë e dëmtuar rëndë, me xhama të thyer.

Sipas tij, personi që dyshohet për rastet e mëparshme, së bashku me një tjetër, e kanë demoluar veturën duke përdorur një automjet të tipit “Golf 8”.

Pejani shtoi se rastin e ka raportuar edhe në polici. /Klankosova.tv

The post Hajni i veturave lë gjurmë edhe në Pejë, pas Lipjanit, Podujevës dhe Gjilanit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT