E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Hajne, milionat i keni, marre”, qytetari proteston ndaj Fitore Pacollit (VIDEO)

“Hajne, milionat i keni, marre”, qytetari proteston ndaj Fitore Pacollit (VIDEO)

Qytetari Agim Pllashniku ka ndërmarrë sot një aksion simbolik protestues ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë qëndrimit të saj në një kafene.

Pllashniku i dorëzoi deputetes një kupon fiskal nga i njëjti lokal, duke i kërkuar që ta paguajë atë, ndërsa e akuzoi për përvetësim të parave publike, duke e quajtur “hajdute” dhe duke iu referuar “milionave të vjedhura”.

“Përshëndetje deputete! Si je? Paguma këtë faturë. A të kujtohet kur thoshe ‘hajna’, pse nuk i fusni në burg?”, tha Pllashniku, duke vazhduar me akuza ndaj deputetes dhe bashkëpartiakëve të saj.

“Ti paguaje, e ju çka jeni? I keni vjedhur milionat, marre, marre këtë shtet po e vjedhni. Ti je ‘hajduke’, me Albinin, hajne, hajne”, u shpreh Pllashniku.

Pas reagimit të veteranit, deputetja Pacolli u ngrit në këmbë dhe i tha se nuk i frikësohet dhe se do të njoftojë policinë: “Nuk guxon të më prekësh”.

Vajza e Pllashnikut për Klankosova.tv ka pohuar se veterani është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të këtij incidenti dhe aktualisht ndodhet në mbajtje.

Dje, deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka pretenduar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë mbi 52 mijë euro burrit të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

“Burri i Fitore Pacollit i ka marrë 52 mijë euro prej ministrisë së Kulturës. Fitore kthej 252 mijë euro!”, ka shkruar ai.

Guri i ka kërkuar deputetes së VV-së, kthimin e 252 mijë eurove, pasi siç raportohet, përfitues të subvencioneve kanë qenë edhe vëllai e daja i saj. /Klankosova.tv

The post “Hajne, milionat i keni, marre”, qytetari proteston ndaj Fitore Pacollit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT