Një burrë ka raportuar në polici se gjatë mbrëmjes së enjte, i është vjedhur motoçikleta në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, motoçikleta kishte targa vendore, megjithatë e njëjta ende nuk është gjetur, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën me targa vendore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.


