Një rast i tentim-vjedhje ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës.
Hajnat tentuan ta thyejnë një bankomat, por pa sukses.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Sot rreth orës 05:10, policia ka pranuar informatën se disa persona janë duke tentuar te thyejnë bankomatin e TEB-it, në afërsi të Marketit Nora në Zajm të Klinës, Njësitet relevante menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Është vërejtur se bankomati ka disa dëmtime, por të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin asgjë nga aty. Është njoftuar prokurori dhe rasti ka nisur të hetohet”, tha Gashi për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!