Hajnat ia mësyjnë një banese në Prizren, vjedhin 2000 euro dhe dy telefona

Hajnat me maska i futen në dhomë të gjumit deçanasit, ia vjedhin çantën me para

Një grua ka raportuar në polici, se në banesën e saj në Prizren kanë hyrë dy të dyshuar dhe i kanë grabitur asaj p0ara të gatshme me vlerë rreth 2000 euro, dhe dy telefona.

Sipas policisë, ankuesja ka pranuar tretman mjekësor, derisa të dyshuarit janë ende në arrati, transmeton Klankosova.tv.

“Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdor forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dhe dy telefona e me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Hajnat ia mësyjnë një banese në Prizren, vjedhin 2000 euro dhe dy telefona appeared first on Klan Kosova.