Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Koshare të Ferizajt duke hapur një dritare.
Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë arritur të depërtojnë brenda dhe të vjedhin stoli ari.
Njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.


