“Hajdeni, unë e vrava gjyqtarin” – Publikohen pamjet kur Elvis Shkambi thërret policinë për ta arrestuar

news image

Publikohen pamjet kur Elvis Shkambi, pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja me armë brenda sallës së gjyqit, del i qetë në oborr dhe pret policinë për ta arrestuar.

Siç shihet nga pamjet për JOQ, kamera e sigurisë ka kapur momentin kur vrasësi, bashkë me xhaxhain e tij, qëndrojnë si dy qytetarë në pritje të rendit.

Në një skenë që ngjan më shumë me një parodi institucionale, autori vetë njoftoi policinë për krimin, duke thënë: “Hajdeni, unë jam vrasësi!”.

Në një moment shihet kur 30-vjeçari ngre duart lart dhe policia afrohet duke i vënë prangat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/