Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari sonte ka takuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shpreh se është emocionuese t’i shohësh gjithë këta njerëz që s’janë lodhur kurrë duke i dhënë atdheut.
Hajdari para veteranëve ka thënë se Drenasi i së ardhmes kërkon kujdes për ata që u preken nga lufta.
“Drenasi i ka dhënë aq shumë vendit saqë kushdo që merr përsipër ta ideojë Drenasin e së ardhmes, duhet t’i ketë me patjetër parasysh kategoritë e dala nga lufta. M’u bë zemra mal, kur thirrjes tonë për ta bërë Drenasin Ma Mirë me PDK-në, iu përgjigjën gjithë këta njerëz që i bashkon me njëri-tjetrin një gjë: UÇK-ja e lavdishme, lufta e sakrifica. Të gjithë ia duam të mirën Drenasit, por askush sa ata që kanë dhënë gjymtyrët, familjarët, shëndetin e kanë qenë në gjendje ta japin edhe jetën”.
“Çdo ditë, çdo moment, çdo hap, ju siguroj që do të ndiheni krenarë në Drenasin tuaj e tonin. Është emocionuese t’i shohësh gjithë këta njerëz që s’janë lodhur kurrë duke i dhënë atdheut. Edhe sot kërkesa e tyre është për vendin më tepër se për vete. Secilin që e takoj e ka vetëm hallin e Drenasit në mendje dhe ky është patriotizëm i pastër”, shkroi Hajdari në Facebook.
Duke folur për veteranët, ai tha se këta njerëz janë shembull, siç u shpreh, me të cilin do të ecim çdo ditë.
“Këta njerëz janë shembull. Shembulli me të cilin do të ecim çdo ditë. Ju përgjigjem ashtu si SHBA-ja çlirimtarëve të vet: Faleminderit për shërbimin! Bashkë kemi përgjegjësinë që veteranin, invalidin e UÇK-së e familjarin e dëshmorëve, ta bëjmë të ndihet krenar për çka ka dhënë. Ky është patriotizmi bashkohor. Realizim i amanetit të të gjithë atyre që s’janë më, ashtuqë të jemi të gjithë ne”, ka shkruar tutje ai./Klankosova.tv
The post Hajdari, veteranëve: Drenasi i së ardhmes kërkon kujdes për ata që u preken nga lufta appeared first on Klan Kosova.