Hajdari uron Lladrovcin për fitoren: Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj

Hajdari uron Lladrovcin për fitoren: Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka uruar kundërkandidatin e tij, Ramiz Lladrovcin, pas fitores në zgjedhjet lokale në Drenas.

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe theksoi se Drenasin e do edhe kur nuk fiton, raporton Klankosova.tv.

Postimi i plotë i Hajdarit:

“DRENASIN E DUA EDHE KUR NUK FITOJ
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Ju falemnderit nga zemra të gjithëve për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje. Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.
Ju falenderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.
Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.
Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.
Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve”.

 

The post Hajdari uron Lladrovcin për fitoren: Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj appeared first on Klan Kosova.