Hajdari premton hapjen e rrugës së bllokuar nga zgjerimi i sheshit në Drenas

Hajdari premton hapjen e rrugës së bllokuar nga zgjerimi i sheshit në Drenas

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari sot ka bërë të ditur se me marrjen e timonit të drejtimit të qytetit, do ta bëjë të qarkullueshme njërën prej rrugëve, që kryetari aktual Ramiz Lladrovci e bllokoi si rezultat i projektit të zgjerimit të sheshit.

Me këtë lëvizje, veç gjallërimit të bizneseve, Hajdari thotë se qytetarëve do t’u lehtësohet marrja e shërbimeve mjekësore tek Qendra e Mjekësisë Familjare, duke evituar rrethimin rrugor prej 2 kilometrash, transmeton klankosova.tv.

”Kjo rrugë ka mbetë e bllokuar prej zgjerimit të sheshit. Dhe janë blloku edhe disa biznese nga të cilat s’e kanë edhe mundësinë e furnizimit”.

”Ne qysh ditët e para do ta hapim këtë rrugë dhe do ta bëjmë të qarkullueshme. Zakonisht prej orës 18.00 deri në 19.00 do të vendosim Laurat Tokësore, të cilat do na shërbejnë për bllokim, por asnjëherë me iu blloku furnizimin”.

”Gjithashtu këtë rrugë, mund ta shfrytëzojnë qytetarët për me shku me marrë shërbime mjekësore tek Qendra e Mjekësisë Familjare, e mos të sillen perimetër prej 2km për disa shërbime”.

”Veç në mbramje kur ta kryni ju punën, e bëjmë shesh, sepse s’mund të mbesin të bllokuara këto biznese”.

The post Hajdari premton hapjen e rrugës së bllokuar nga zgjerimi i sheshit në Drenas appeared first on Klan Kosova.