Hajdari: Përgjimi tregon përfitim të pastër të Ladrovcit, konflikt interesi e pazar me prona

Hajdari: Përgjimi tregon përfitim të pastër të Ladrovcit, konflikt interesi e pazar me prona

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka komentuar audio-incizimin në të cilin dëgjohet kryetari aktual i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ku flet për një pronë milionëshe.

Hajdari tha se Drenasi nuk shitet dhe sipas tij, nuk ka të bëjë me qëllim të mirë kur flet me një asamblist për prona milionëshe e të cilin tha se të njëjtin Lladrovci e ka në listë për asamble.

“Qëllimi është të bëjë pazar dhe sot qytetarët e Drenasit e kanë problem ta lidhin muajin me muaj. Sot qytetarët e Drenasit kanë problem me ujë të pijes dhe kryetari RamizLladrovci flet për 15-20 milionë për prona publike”.

“Kemi të bëjmë me konflikt të pastër interesi. Dikush që tenton të bëjë pazar, kryetari dhe asamblisti. Nga ajo që kemi dëgjuar kemi të bëjmë me përfitime personale. Ai flet me zë. Opinioni publik një rast të tillë që nga paslufta s’e ka dëgjuar dhe të lëvizin milionat brenda nate dhe të bëhet me prona të qytetarëve, është gabimi më i madh që ka ndodhur”, u shpreh Hajdari në Rubikon në Klan Kosova.

Ai më tej i bëri ftesë prokurorisë që të mos heshtë në lidhje me këtë audio-incizim, teksa tha se është e dhimbshme ta dëgjosh Lladrovcin “që flet aq hapur për pazare”.

“Pronat publike u përkasin qytetarëve dhe kushdo që tenton të abuzojë me pronën publike, me djersën e qytetarëve, unë nuk do të heshti në asnjë rrethanë dhe në asnjë kohë”.

“Është e dhimbshme kur e dëgjon kryetarin në ikje Ramiz Lladrovcin që flet aq hapur për pazare”, tha ai.

The post Hajdari: Përgjimi tregon përfitim të pastër të Ladrovcit, konflikt interesi e pazar me prona appeared first on Klan Kosova.