Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka kritikuar ashpër Ramiz Lladrovcin, duke e akuzuar se po keqpërdor shkronjat e Partisë Demokratike të Kosovës për të krijuar konfuzion te qytetarët.
Sipas Hajdarit, Lladrovci po tenton t’i bëjë dëm PDK-së, por theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm dhe nuk do ta tradhtojnë kurrë besimin që historikisht kanë pasur ndaj kësaj partie.
“Realisht është garë lokale, i është dhënë shumë pompozitet, është garë normale. Ramiz Lladrovci në fletëvotim e ka ndryshe, nuk e ka me logo të PDK-së. Realisht, qëllimi i tij është aty, sepse PDK në Drenas është parti e vlerave dhe e kohës, ai ka qeverisur për 9 vjet në logon e PDK-së dhe tash e ka qëllimin të krijojë një gjendje hutie, gjoja se PDK jam edhe unë, por në realitet në momentin kur themelon një iniciativë tjetër nuk ka të bëjë me PDK. Ai nuk është PDK, PDK jam veç unë, Petrit Hajdari më numër 191”, u shpreh Hajdari në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
“Është parti e fuqishme, Drenasi ka qenë gjithmonë bastion i pathyeshëm si PDK dhe elektorati është i koncentruar aty, dhe ai tenton t’i bëjë dëm PDK-së për shkak se po mendon që mundet t’i mashtrojë qytetarët me ato shkronjat dhe logon, por qytetarët janë të vetëdijshëm e dinë. Asnjëherë nuk e tradhtojnë besimin që e kanë pasë për PDK-në. Tash që po vi prej disa takimeve, ka pas frymë, përkrahje që ndoshta si asnjëherë më parë”.
The post Hajdari godet Lladrovcin: Po i shfrytëzon shkronjat e PDK-së, por PDK jam unë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.