Hailey Bieber zbulon stërvitjen intensive pas lindjes: Nuk je më e njëjta pas amësisë

Hailey Bieber zbulon stërvitjen intensive pas lindjes: Nuk je më e njëjta pas amësisë

Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit një anë shumë personale të jetës së saj pas lindjes.

Modelja 28-vjeçare publikoi një video në Instagram Story, ku shihej duke u stërvitur me reçipeta sportive dhe pantallona të shkurta, më shumë se një vit pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Jack Blues Bieber.


Në klipin bardhë e zi, të shoqëruar me këngën Speed Demon të bashkëshortit Justin Bieber, Hailey kryente ushtrime barku mbi një dyshek joge, duke etiketuar edhe trajneren e saj personale, Kirsty Godso, shkruan DailyMail.

telegrafi.com

Ajo tregoi se po punonte për “korrigjimin e ënjtjes së brinjëve pas shtatzënisë”, një sfidë fizike që e ka shoqëruar gjatë periudhës post-partum.

Në një intervistë të mëparshme për Vogue, Hailey kishte pranuar se koha pas lindjes ishte “periudha më e ndjeshme” e jetës së saj, ku përjetoi luhatje të forta emocionale dhe madje u përball me dismorfi trupore. “Duhet t’i kujtoj vetes çdo ditë: ti rrite dhe linde një njeri. Jepi vetes kohë”, tha ajo.

Modelja gjithashtu u shpreh se iu desh më shumë kohë nga sa priste për të humbur peshën e shtuar gjatë shtatzënisë.

Ajo pranoi se trupi i saj ka ndryshuar përgjithmonë, me gjoksin dhe vithet më të mëdha se më parë, dhe se ka mësuar të mos kërkojë “rikthimin” e dikurshëm, por të pranojë transformimin e ri. “Nuk je më i njëjti person. Pyetja është: kush dua të jem tani?”, shtoi ajo.

Për të ruajtur formën, Hailey kombinon palestër me pesha, pilates, joga, sauna, zhytje në ujë të ftohtë dhe seanca kiropraktike. Ajo kujdeset gjithashtu për mirëqenien me masazhe, trajtime fytyre dhe terapi me mikro-gjilpëra.

Ky regjim i balancuar, sipas saj, është më shumë për shëndetin dhe fuqizimin personal sesa për pamjen e jashtme.

Dalja e saj e fundit në rrjetet sociale u përshëndet gjerësisht, duke treguar se Hailey vazhdon të mbetet një zë i fuqishëm për normalizimin e sfidave që gratë përjetojnë pas amësisë. /Telegrafi/

telegrafi.com