E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHadërgjonaj: Nëse do të kishte rrezik për luftë – do të ndodhnin...

Hadërgjonaj: Nëse do të kishte rrezik për luftë – do të ndodhnin veprime paraprake

Deputeti i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj ka folur rreth deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili edhe sot e ktheu në vëmendje se ka ndaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, së fundmi.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hadërgjonaj tha se nëse do të kishte pasur rrezik të drejtpërdrejt për luftë, do të kishin ndodh veprime paraprake, pasi siç deklaroi ai, ajo nuk ndodh në moment.

“Mendoj se po të kishte pasur një rrezik të drejtpërdrejt për një luftë siç proklamohet nga presidentja, sigurisht se do të kishin ndodh disa veprime paraprake, sepse edhe lufta nuk ndodh në moment, nuk është një sustë me të cilën e shtyp dhe fillon, por janë disa parametra që paralajmërojnë rrezikun e drejtpërdrejt për luftë. Nuk po e di as unë se për cilën periudhë ka folur Trump, a ka folur për periudhën më të hershme”.

“E dimë që Kurti ka paralajmëruar që para vitit të ri do të na sulmojnë, do na sulmojnë edhe pas vitit të ri. Tani ne i kemi pasur këto informata por fatbardhësisht nuk kanë dalë të sakta. Rreziku permanent, çdo vlerësim e strategji që është punuar deri më tani, Serbia konsiderohet si rreziku permanent për Republikën e Kosovës, por edhe politika e saj e veprimet e saj, përfshirë Banjskën dhe sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, tregojnë se Serbia në mënyrë permanente është rrezik. Asnjëherë nuk ka ndaluar duke mbështetur apo duke provokuar situatat në Kosovë. Roli i Amerikës në të gjitha periudhat, duhet të shohim që Kosova është produkt i bashkëpunimeve dhe partneritetit dhe ndihmës të Amerikës, por natyrisht edhe të shteteve të NATO-s”, u shpreh deputeti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Hadërgjonaj tha se nëse situata do të ishte vërtetë alarmante, presidentja e vendit, do të duhej të deklaronte nga zyra e saj e rrethuar me anëtarët të Këshillit të Sigurimit.

“Deklaratat e Osmanit në Uashington, nëse situata vërtetë ka qenë alarmante, kujtoj se do të duhej të ishin deklarata nga Shtëpia e Bardhë krah Trumpit, apo edhe këtu në zyrën ku e ka presidentja e rrethuar me gjithë anëtarët e këshillit të sigurisë. Ka kohë e vite që ne nuk i shohim drejtuesit e shtetit tonë në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo është mungesë serioze, e qasjes së drejtimit të shtetit se kah po shkojmë. Fatbardhësisht nuk ka ndodh lufta”.

The post Hadërgjonaj: Nëse do të kishte rrezik për luftë – do të ndodhnin veprime paraprake appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT