E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeHadërgjonaj: Dehari s’po e ushtron përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta

Hadërgjonaj: Dehari s’po e ushtron përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta

Fadil Hadërgjonaj nga LDK ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nuk po e ushtron autoritetin që ia ka dhënë Kushtetuta e Kosovës.

“Sot se çfarë po shohim për të 50-ën herë në Kuvend, më i moshuari nga ne, dhe që për më tepër është ushtrues i kësaj seance, nuk po ushtron as autoritetin që ia njeh tradita, e as përgjegjësinë që ia ngarkon kushtetuta dhe ligji”, u shpreh Hadërgjonaj nga foltorja e Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera ai tha se partia e parë në krye me liderin e saj po mendojnë se me votim të fshehtë mund të arrijnë konstituimin.

The post Hadërgjonaj: Dehari s’po e ushtron përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT