Haaland po e bën dallimin, Man City e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Arsenalit

Haaland po e bën dallimin, Man City e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Arsenalit

Manchester City e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë në derbin ndaj Arsenalit.

Ishte Erling Haaland që shënoi golin e vetëm brenda këtyre 45 minutave pas asistimit të Reijnders.


Pas një kundërsulmi të shpejtë, holandezi asistoi te norvegjezi, i cili me një goditje të fortë s’i dha asnjë shans Rayas (9’).

Arsenali mbajti posedimin gjatë kësaj pjese, megjithatë nuk është që kishte ndonjë rast të rrezikshëm. Vlen të ceket vetëm tentimi i Noni Madueke, mirëpo Donnarumma me një super pritje ia mohoi golin.

Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse City do të arrijë ta ruajë rezultatin dhe t’i arkëtojë pikët e plota në “Emirates”./Telegrafi/