E hënë, 9 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeGuvernatori i Kalifornisë e quan “të paligjshme” vendosjen e Gardës Kombëtare në...

Guvernatori i Kalifornisë e quan “të paligjshme” vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles

Trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë vendosur në rrugët e Los Angelesit të dielën për të ndihmuar në shuarjen e protestave kundër bastisjeve ndaj imigrantëve, me vendim të presidentit Donald Trump.

Guvernatori demokrat i shtetit, Gavin Newsom, e ka quajtur vendimin të paligjshëm, raporton Reuters.

Policia po vazhdon të kryejë arrestime pas dhjetëra të arrestuarve në dy ditët e para të protestë, kanë njoftuar oficerët e policisë së Los Angelesit në një konferencë për shtyp.

Trupat e Gardës Kombëtare ruajtën ndërtesat e qeverisë federale, ndërsa policia dhe protestuesit u përleshën në demonstrata të ndara.

Policia e Los Angelesit ka shpallur disa tubime si “mbledhje të paligjshme”, duke akuzuar disa protestues se hodhën predha betoni, shishe dhe sende të tjera drejt policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT