Banorët e Tërpezës së Vitisë janë bashkuar më shumë se kurrë më parë, e krejt kjo në interes të fshatit dhe natyrës.
I madh e i vogël, me motorë e vetura, në një mëngjes vere morën rrugën drejt një pike të lartë mbidetare, te vendi i quajtur Pishat e Tërpezës.
Vapa nuk qe fare problem për tërpezazsit, kur është në fjalë mbrojtja e burimeve natyrore prej të cilave edhe jetojnë, raporton Kiks Kosova.
Ndërtimi i gurthyesit nga një kompani në zonën malore të fshatit i ka brengosur shumë ata.
Në atë pikë thonë se ndodhet burimi i ujit prej ku edhe furnizohen afër 4 mijë banorë.
Sipas banorëve, minimi nga gurthyesi do t’ia devijonte kanalet e lëvizjes së ujit, gjë që do t’i linte ata pa ujë.
Por, kjo është vetëm një nga hallet që banorët kanë.
Parandalimi nga ndotja e ajrit, pluhuri, zhurma, dëmtimi i parkut të Tërpezës, e shumëçka tjetër, janë arsyet e protestës së banorëve.
E për të ndaluar shkatërrimin e natyrës, siç thonë ata, assesi nuk do të heshtin. /Klankosova.tv
The post Gurthyesi rrezikon t’i lë pa ujë banorët e Tërpezës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.