E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeGurrakoc: Arrestohet një i dyshuar për të shtëna me armë në aheng...

Gurrakoc: Arrestohet një i dyshuar për të shtëna me armë në aheng familjar

Policia në Istog ka arrestuar  një person mbrëmjen e së dielës si të dyshuar për të shtënat me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gurrakoc.

Siç thuhet në komunikatën për media, nga i dyshuari u sekuestruan një pistoletë, një karikator dhe tri gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.

“Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, ai u lirua në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.

The post Gurrakoc: Arrestohet një i dyshuar për të shtëna me armë në aheng familjar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT