E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizGuri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë...

Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO)

Parim Guri, kryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se motra e Salih Zybës, kandidatit për deputet të LVV-së, është pranuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Guri ka theksuar se në konkursin e MD-së ishin 73 aplikime, dhe nga ato u pranua motra e Zybës.

“Motra e Salih Zybës, po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në ministrinë e Albulena Haxhiut, në Ministrinë e Drejtësisë”.

“Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajtë, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër me grante e me punësime”.

“Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpuar me familjarë. Një nga një, deri te i fundit”, ka thënë Guri. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498