E premte, 11 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGuri: Deputetët e VV-së me përqeshje më kanë quajtur “bebe e Janjenvë”...

Guri: Deputetët e VV-së me përqeshje më kanë quajtur “bebe e Janjenvë” (VIDEO)

Deputeti më i ri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka komentuar mbi situatën që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, kur ai iu drejtua foltores për ta propozuar emrin për anëtarë të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ai tha se tri here tentoi ta bënte propozimin për anëtar të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk u lejua nga britmat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje .

Guri tha se me përqeshje, deputete e VV-së e kanë quajtur “bebe, Janjevë, Guri”.

Por, ai shton se e gjithë kjo lidhet me aktivitetin e tij opozitar para se me qenë pjesë e Kuvendit.

“Dje si çdo seancë udhëheqësi, kryesuesi i Kuvendit, Avni Deharii si çdo seancë tjetër i fton partitë politike me propozu nga një anëtar të Komisionit, dhe ne e kemi me rotacion brenda grupeve parlamentare, dhe dje ishte rendi im. Dhe ai propozim, si çdo herë i LDK-së, ka qenë ‘kthehuni te pikat e rendit të ditës, votimi i kryetarit të Kuvendit, mos e shkelni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese” , tha Guri.

“Mirëpo dje ndodhi diçka e pazakontë që nuk ka ndodh më herët, prej momentit që jam ngritur në këmbë, kanë filluar në mënyrë të ç’thurur britma, e piskama të 48 deputetëve të VV-së, prej momentit të parë që jam ngrit në këmbë e deri te foltorja, dhe kur kam mbërri te foltorja mu më është pamundësuar me ofru propozimin e LDK-së, sepse ishin komplet të shthurur, mua fillimisht m’u desht me i qetësu deputetët e VV-së”, vijoi tutje ai.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

The post Guri: Deputetët e VV-së me përqeshje më kanë quajtur “bebe e Janjenvë” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT