Guler flet për partneritetin e tij me Mbappen dhe krahason me atë të Ronaldos dhe Ozilit

Guler flet për partneritetin e tij me Mbappen dhe krahason me atë të Ronaldos dhe Ozilit

Ylli turk, Arda Guler ka folur për raportin e tij me Kylian Mbappe në Real Madrid, ku ka treguar se e kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përkryer.

Guler është bërë thuajse një titullar i përhershëm këtë sezon nën urdhrat e Xabi Alonsos dhe paraqitjet e tij kanë qenë të kënaqshme.


Së fundmi, ylli turk është pyetur për partneritetin e tij me Mbappen, ku nuk ka hezituar të tregoj se kuptohen mirë.

“Mendoj se duhet ta lëmë të luajë ku të dojë. Talenti i tij i jep të drejtën për këtë liri. Nëse tërhiqet, nuk e bën vetëm për hir të talentit. Ai e kupton se çfarë i duhet lojës. Kur e bën këtë, më takon mua të zë vendin e tij”, ka thënë fillimisht Guler.

Guler tutje goli edhe për krahasimin e partneritetin e tyre me atë të Cristiano Ronaldos dhe Mesut Ozilit.

“Është një krahasim i bukur, jam i kënaqur. Ata kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm. Por fitoret e mëdha arrihen gjithmonë nga ekipi, jo nga dy lojtarë. Cilësitë e tij dhe të miat plotësojnë njëra-tjetrën”.

“E kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte, gjithçka shkon mirë. Ndonjëherë flasim pak para ndeshjes: ‘Sot mund të bëjmë këtë e atë’. Në raste të tjera, mjafton një vështrim”, përfundoi ylli i Real Madridit. /Telegrafi/