Guirassy ishte kryefjalë e ndeshjes së sontme mes Barcelonës dhe Borussia Dortmundit.
Sulmuesi 29-vjeçar i shënoi tri gola ekipit të Hansi Flickut (11′, 49′, 76′) për të ngjallur shpresat e “remontadas” ndaj “Katalunasve”, shkruan IndeksOnline.
Por, katër gola në shtëpi të Barcleonës, në ndeshjen e parë, dhe një autogol nga Bensebaini në minutën e 54-të, mbajtën djemtë e Flickut në lojë.
Ndeshja u zhvillua me një intensitet të lartë në të dy pjesët, me sulme të shkurtra të Barcelonës dhe sulme afatgjate të Dortmundit, por kjo nuk iu mjaftoi këtyre të fundit.
Barcelona, me pak fat nga ndeshja e sontme dhe shumë për të reflektuar në repartin e saj defansiv, u kualifikua në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.
Aty pret fituesin e ndeshjes Inter-Bayern, i cili përcaktohet në ndeshjen e nesërme në “San Siro”./IndeksOnline/