Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot tha se lufta për lirinë e Ukrainës, është luftë për sigurinë e Evropës.
Guerot e cilësoi ceremoninë e mbajtur sot në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare si dinjitoze për të rikujtuar 3 vjetorin e luftës në Ukrainë.
Ndër të tjera, ai potencoi se Rusia është dobësuar por mbetet një faktor destabilizues.
“Ceremoni dinjitoze për shënimin e 3 vjetorit të luftës agresioniste ruse kundër Ukrainës. Lufta për lirinë e Ukrainës është gjithashtu lufta për sigurinë evropiane. Rusia është dobësuar, por mbetet një faktor destabilizues. Ne, evropianët, duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen dhe autonominë tonë”, the Guerot.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>