Guehi njofton përfaqësuesit e tij se ka zgjedhur tashmë klubin e ardhshëm

Guehi njofton përfaqësuesit e tij se ka zgjedhur tashmë klubin e ardhshëm

Mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi, i ka informuar këshilltarët e tij se zemra e tij është e vendosur të bashkohet me Real Madridin, pas dështimit dramatik të një transferimi prej 35 milionë funtesh te Liverpooli në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, më 1 shtator.

Crystal Palace hoqi dorë nga marrëveshja pasi dështoi të siguronte një zëvendësim, duke i shuar shpresat për një ringjallje në janar ose verën e ardhshme kur skadon kontrata e Guehit.


Sipas Mirror Sport, 25-vjeçari anglez, i cili i trajtoi spekulimet e fundit me qetësi, tani favorizon një transferim në Santiago Bernabeu te Real Madridi, ku nuk do të kërkohet asnjë tarifë transferimi verën e ardhshme dhe klubet e huaja mund të nënshkruajnë një parakontratë në janar.

Preferenca e Guehit për Real Madridin, pavarësisht se ishte gati t’i bashkohej Liverpoolit, i ka entuziazmuar gjigantët spanjollë, të cilët po synojnë edhe Ibrahima Konate të Liverpoolit, i cili vetë ka refuzuar një kontratë të re.

Në rast se materializohet ky transferim atëherë kjo do të ishte një goditje e dyfishtë kundrejt Reds nga Real Madridi. /Telegrafi/