Mbi 83 mijë nënshkrime janë mbledhur deri më tani në kuadër të Peticionit Kombëtar të iniciuar nga Organizatat e Veteranëve të Luftës që do t’i drejtohet Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai ka bërë me dije se nuk i kanë të dhënat rreth nënshkrimeve në Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.
Sipas tij, në mënyrë online e kanë nënshkruar mbi 26 mijë persona.
“Në bazë të informacionit që kemi, vetëm në Kosovë jemi mbi 83,000 nënshkrime deri në këto momente, do të thotë për nja afat tre javore, nëse s’gaboj aty diku. Pa llogaritur Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe diasporën. Në mënyrën online janë mbi 26,300, nëse s’gaboj… Duhet t’i falënderoj qytetarët e Shqipërisë edhe ata që po na ndihmojnë shumë atje. Kështu që po duket një interesim i madh, ne kemi afat edhe një muaj, do të thotë deri kah fundi i muajit prill. Kah fundi i muajit prill do t’i nisim për në Hagë, apo për ata që na i dërgojnë në Dhomat Speciale”, ka thënë Gucati për EO.
Gucati ka theksuar se motivi i peticionit është të dëshmohet mbështetja qytetare për ish-krerët e UÇK-së dhe të kundërshtohet narrativa, siç tha ai, se ata nuk gëzojnë mbështetje.
“Motivi është ky që të tregohet një realitet, të dilet në shesh një e vërtetë, që krerët e UÇK-së nuk kanë kryer krime lufte dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë organizatë kriminale, por ka qenë organizatë çlirimtare e vendit, e kombit… I falënderoj gjithë qytetarët të cilët po gjejnë kohë edhe po përgjigjen, po nënshkruajnë, po shkojnë nëpër organizata”, ka shtuar ai.
Gucati u bëri thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë peticionin, duke theksuar se procedura online zgjat vetëm një minutë.
“Do bëja thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe gjithë qytetarët shqiptarë që ta nënshkruajnë, mos të hezitojnë. Unë dua t’i falënderoj edhe universitetet tona të vendit, edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni. Njerëzit e universitetit që janë duke punuar shumë këto ditë, edhe ata janë mbledhur, edhe të gjithë të tjerët, por edhe liderët tanë këtu që i kemi në Kosovë, si Ramush Haradinaj, Bedri Hamza, të gjithë, të gjithë”, tha ai.
Ai bëri të ditur se peticioni është nënshkruar edhe nga një pjesëtar i komunitetit serb, i cili, sipas tij, ka shprehur gatishmëri për të dëshmuar në Hagë.
“Po ua them me sinqeritetin më të madh, kemi nga komuniteti serb. Po do ta bëj publike më vonë, kur ta marr listën nga një komunë ku do ta shihni edhe emrin që ka nënshkruar. Një pjesëtar i një komunitetit tjetër ka nënshkruar për peticionin edhe ka thënë: Unë, thotë, nëse më thërret gjykata, do të doja të më thërriste që të shkoj të dëshmoj , të them krime ka bërë Serbia. Është i komunitetit serb. Kështu që për ne është një sukses i madh që po shohim duke u vetëdijesuar njerëzit, duke pasur parasysh që Kosova është vend i të gjithëve. Në Kosovë kanë të drejtë të gjithë”, ka thënë ai.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me 25 shkurt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


