E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeGucati: Mesazhi i protestës sonë është i qartë, do të dëgjohet edhe...

Gucati: Mesazhi i protestës sonë është i qartë, do të dëgjohet edhe në Hagë (VIDEO)

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e thirrur sot kundër, siç thotë ai, padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Gucati tha se kjo protestë është një rikthim i frymës së bashkimit të viteve të ’90-ta, transmeton Klankosova.tv.

“Sot do të jemi të bashkuar. Sot besoj se qytetarët e Kosovës do të bashkohen sikur atëherë, në vitet e ’90-ta. Mesazhi ynë është i qartë dhe besoj se do të dëgjohet jo vetëm nga Gjykata Speciale, por në mbarë botën demokratike, se kjo gjykatë është e padrejtë dhe e njëanshme”,  theksoi ai.

The post Gucati: Mesazhi i protestës sonë është i qartë, do të dëgjohet edhe në Hagë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT