Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka propozuar që 6 Marsi të bëhet dita e dëshmorëve anembanë trojeve shqiptare.
Ai dhe organizata të cilën e udhëheq e shohin njërën prej tre ditëve të Epopesë së UÇK-së të jetë simbol i dëshmorëve të vendit.
“Ne mund ta bëjmë një datë, shteti ynë, qeveria jonë, institucionet tona mund ta bëjnë një datë të caktume për të gjithë”, ka thënë Gucati.
“Data më ë mirë për mua, gjithmonë, edhe për Organizatën e Veteranëve, është pikërisht 6 Marsi, po e marrim mesin, se ne nuk e dimë saktë se kur është vrarë Adem Jashari”.
‘Dëshira jonë, e veteranëve, është me qenë 6 Marsi, dita e dëshmorëve të kombit tonë, sidomos për Kosovën, për të gjithë luftëtarët e të gjitha periudhave të ndryshme”.


