21:07 / E Premte, 02 Maj 2025 / Gj. Sh
Ditë më parë, Pep Guardiola bëri një deklarëtë të bujshme, ku tha se do të marr një pushim pasi të përfundoj kontratën me Manchester Cityn.
Spanjolli në muajin nëntor të vitit të kalaur, zgjati kontratën e tij deri më 30 qershor të vitit 2027, shkruan IndeksOnline.
Ai sot ka dhënë një intervistë për ”Sky Sports” ku sqaroi situatën dhe foli për të ardhmen e tij.
Guardiola tha se nuk e di nëse do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit apo kur ti përfundoj kontrata, por tha se kurdo që ndodh largimi i tij, do të pushojë për një kohë por jo të pensionohet.
“Nuk thashë se po largohem tani ose në fund të sezonit. Po them se kur të mbaroj kohën time këtu, nuk e di pas një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë vitesh. Do të bëj një pushim! Nuk do të dal në pension, por do të bëj një pushim, me siguri”, deklaroi Guardiola./IndeksOnline/