Guardiola pesimist: Shanset i kemi minimale kundër Realit

Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur pesimist për ndeshjen e së mëkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

Qytetarët humbën 2:3 në shtëpi në fund të ndeshjes ndonëse po fitonin pesë minuta para fundit të kohës së rregullt, dhe spanjolli nuk po mban shumë ymyt që në ndeshjen e kthimit ata do ta sigurojnë 1/8 e finales.

“Nuk e di nëse është një për qind, por shanset tona për të fituar kundër Madridit janë shumë minimale”, ka thënë Guardiola.

“Nëse luajmë sikur kundër Neëwastle-t, nuk do të kishim përfunduar të 22-tët në Ligën e Kampionëve, kjo është e qartë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>