Pep Guardiola e ka quajtur veten trajner “jo të mirë sa duhet” pas humbjes së të dielës të ekipit të tij Manchester City nga rivalet e qytetit, United, 1 me 2.
“Unë jam bossi, unë jam menaxheri dhe nuk jam i mirë sa duhet. Me thjesht se kaq nuk ka”, tha ai pas takimit. “Nuk po bëj mirë. Kjo është e vërteta”.
Guardiola pati një sukses të pamohueshëm me Cityn, duke fituar katër tituj me radhë dhe gjashtë në shtatë sezonët e kaluar në Premier League. Spanjolli kapi gjithsej 15 trofe me ekipin e sheikëve, duke përfshirë këtu edhe një Champions League.
Por, këtë sezon, Pep dhe Manchester po shkretojnë, pasi kanë humbur 8 nga 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke regjistruar gjatë gjithë kësaj periudhe vetëm një fitore, transmeton Klankosova.tv.
Aktualisht, City mban pozitën e pestë në Premier League dhe ka nëntë pikë më pak se ekipi lider, Liverpool.
Në ndeshjet kundër United sheikët e Pep udhëhoqën 1 me 0 deri në minutën 88. Por, dy gola të vonë, brenda po aq minutave, të kundërshtarëve, e quan huq epërsinë e gjatë të vendësve.
“E dija, qysh nga fillimi, se do të jetë një sezon i vështirë. Këtë e kam thënë edhe kur fitonim, por nuk e kam pritur se do të jetë kaq keq sikur që është tashti”, tha Guardiola.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>