Monday, January 26, 2026
spot_img
HomeLajmeGrushtimi i kirurgëve në QKUK, policia konfirmon rastin

Grushtimi i kirurgëve në QKUK, policia konfirmon rastin

Dy kirurgë janë përfshirë në një përplasje fizike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, pas një takimi te ashensori.

Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar ngjarjen, duke e trajtuar si rast “Sulm”.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, tha se hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka konfirmuar Pllana.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT