Një grumbull i madh mbeturinash që nuk u largua tash e disa muaj, afër stadiumit të qytetit dhe stacionit të policisë në Fushë Kosovë, po shkakton shqetësim tek qytetarët.
Sipas banorëve të zonës, mbeturinat po vazhdojnë të hidhen aty tash e disa muaj dhe ende nuk janë larguar nga autoritetet përkatëse.
Nga ana tjetër, të kontaktuar nga Klankosova.tv, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Mjedis nuk kanë dhënë ende një deklaratë për këtë situatë, megjithëse qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm për pastrimin e zonës. /Klankosova.tv
The post Grumbull i madh mbeturinash afër stacionit policor në Fushë Kosovë – nuk u larguan për muaj të tërë appeared first on Klan Kosova.