Deputeti i PDK-së, njëherti edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda në foltoren e Kuvendit ka sfiduar kabinetin qeveritar duke u kërkuar t’ia gjejnë një vend që ka vepruar sikur Kosova.
“E sfidojë cdo kënd prej kabinetit qeveritar, prej juristëve që na shikojnë nëse gjejnë një vend në të cilin kontrolli paraprak i amendamenteve kushtetuese sic është në rastin tonë, bëhet sot dhe miratimi thirret të bëhet pas një dekade e tutje, unë nuk dalë ma me fol në këtë Kuvend për ligj”, tha ai/eo.
Gruda iu drejtua kryetares së Kuvendit se pse po lejojnë që pas 14 vjetëve të dërgohen amendamentet kushtetuese, por ajo i kërkon që adresimin t’a bëjë tek qytetarët dhe jo me të.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


