E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/gruda-per-aktgjykimin-e-kushtetueses-ne-vv-u-interpretua-nga-tre-persona-qe-nuk-jane-juriste-video/Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona...

https://klankosova.tv/gruda-per-aktgjykimin-e-kushtetueses-ne-vv-u-interpretua-nga-tre-persona-qe-nuk-jane-juriste-video/Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) – Klan Kosova

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në lidhje me interpretimin e këtij aktgjykimi, Gruda tha se në Lëvizjen Vetëvendosje ai është bërë nga persona që nuk janë juristë, përcjell Klankosova.tv.

“Shikoni kush e interpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese prej Vetëvendosjes, Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk është jurist, mund të jetë ekonomisti më i mirë në botë, jurist nuk është të paktën dhe atij referencë i bën Ministrja e Drejtësisë që ia shpërndanë statusin në Facebook, ne presim Ministrja e Drejtësisë me dhënë interpretimin”.

“Sot ka folur Ministri i Ekonomisë në konferencë për media në Kuvend, Ministrja e Jashtme që nuk është juriste, ka folur Glauk Konjufca që nuk është jurist, tre persona që kanë ndërtuar narrativin që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lejon votimin e fshehtë, nuk janë juristë”.

“Tani unë nuk po them se nuk kanë të drejtë të tjerët ka interpretojnë, por shihni deri ku shkon kompetenca për të interpretuar”, u shpreh ai.

The post Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT