Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje për katër muajt e fundit e ka shkelur Kushtetutën e vendit me zhvillimet që janë duke u bërë me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin DPT Fidani, ai ka theksuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar të enjten thotë se
“Mendoj se janë tri elemente kyçe të aktgjykimit, e para aktgjykimi konstaton se çdo seancë që është zhvilluar deri tani është zhvilluar me shkelje të Kushtetutës. E keni në dispozitiv të aktgjykimit, pra aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në pjesën operative thotë qartë seancat konsitituive e fillua më 15 prill nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, dhe nukë shtë zhvilluar nëe pajtim me përcaktimet të paragrafit të nenit 66. Kush i ka bërë këto shkelje i ka bërë Lëvizja Vetëvendosje me Avni Deharin sepse ne nuk e kemi udhëhequr seancat”, ka thënë Gruda.
The post Gruda (PDK): VV-ja për katër muaj e ka shkelur Kushtetutën e vendit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.