Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeGruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet...

Gruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet e Osmanit

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka thënë se nuk mund të shqyrtohen amendamentet e propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit/es direkt nga populli.

Arsyeja për këtë, sipas Grudës, është tejkalimi i çdo afati sepse amendamentet janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2011.

“Jemi gati 14 vjet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi çështja është dërguar në gjykatë në vitin 2011. Pra, kemi kaluar çdo afat. Unë sot mendoj se komisioni nuk mund të shqyrtojë amendamente që kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese më shumë se një dekadë më parë”, ka thënë Përparim Gruda.

Megjithatë, Gruda ka ftuar anëtarët e Komisionit që të diskutojnë.

Komisioni u mblodh pak orë pasi presidentja Vjosa Osmani dërgoi në Kuvend amendamentet kushtetuese të cilat propozojnë që presidenti/ja të zgjidhet direkt me votë nga populli./EO

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT