Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeGrubi lihet në arrest shtëpie

Grubi lihet në arrest shtëpie

Zyra e Prokurorit Publik në Maqedoninë e Veriut ka propozuar në mbrëmjen e 23 shkurtit që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi t’i nënshtrohet masës së arrestit shtëpiak.

Grubi u vetdorëzua gjatë ditës së hënë në pikën kufitare Bllacë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ku dhe u ndalua, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

Prokurorët dyshojnë se Grubi dhe një person tjetër kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Prokuroria e ka arsyetuar kërkesën për arrest shtëpiak, duke thënë se shumica e të dhënave tashmë janë të siguruara, për faktin që Grubi është dorëzuar vullnetarisht para agjencive shtetërore për zbatim të ligjit, si dhe ka sinjale që “siguria e tij personale nuk mund të garantohet në një qendër ndalimi”, raporton Euronews.al.

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin për arrest shtëpiak. Ai do të jetë nën mbikëqyrje 24-orëshe nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT