Një fanse 22-vjeçare e librave komikë nga Indiana shënoi Rekord Botëror Guinness për koleksionin e saj prej 2,318 artikujve që lidhen me Jokerin.
Megan Pierce, banore e Bloomingtonit, tha se filloi të koleksiononte në shkollën e mesme dhe shumë shpejt kishte grumbulluar artikuj që varionin nga figura aksioni dhe libra komikë te patina Joker, një skateboard dhe kapele nga viti 1966.
Ajo theu rekordin me 2,318 objekte të pranueshme.
Ajo tha se hobi i saj i ka lejuar të krijojë lidhje me fansat e Joker. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com