Gruaja sulmohet nga djali dhe reja në Prishtinë

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Prizren

Një grua dyshohet se është sulmuar nga djali dhe bashkëshortja e tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa u njoftua se djali i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është raportuar se një  femër është sulmuar nga djali i saj  dhe gruaja e tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Më 10.10.2025 pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

The post Gruaja sulmohet nga djali dhe reja në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.