Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajme“Gruaja shtatzënë u vra në dyer të shtëpisë”, gazetari Krasniqi rrëfen për...

“Gruaja shtatzënë u vra në dyer të shtëpisë”, gazetari Krasniqi rrëfen për masakrën e Çirezit dhe Likoshanit (VIDEO)

Më 28 shkurt 1998, forcat serbe kryen një nga masakrat e para mbi popullatën civile në Kosovë, duke sulmuar fshatrat Çirez e Likoshan të Skenderajt.

Si pasojë, u ekzekutuan 20 civilë dhe katër ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngjarjet janë përshkruar në dokumentarin “Përqafimi i fundit”, të realizuar nga emisioni MAT.

Autori i dokumentarit, Vullnet Krasniqi, rrëfeu për emisionin “Ora 7” sesi Sheremet Sejdiut nga Qirezi iu vranë katër djemtë.

Por, nuk mjafton me kaq!

Po aq e trishtë është edhe tragjedia në familjen Ahmeti, ku forcat serbe vranë dhjetë burra të kësaj familjeje. Forcat serbe nuk kursyen as Rukijen, të cilën e vranë në dyer të shtëpisë edhe pse ishte shtatzënë në muajin e tetë.

Për më shumë, ndiqni rrëfimin e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT