Gruaja që vjen nga një vend që nuk ekziston? E vërteta pas videos që tronditi rrjetin

Gruaja që vjen nga një vend që nuk ekziston? E vërteta pas videos që tronditi rrjetin

Një video që shfaq një grua që mbërrin në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy (JFK) të SHBA-së nga Tokio me një pasaportë nga “Torenza”, një vend inekzistent, ka qarkulluar gjerësisht në rrjete sociale.

E postuar fillimisht në TikTok dhe më vonë në X në fillim të këtij muaji, videoja e çuditshme tregon gruan që mbërrin në sportelin e imigracionit me pasaportën e Torenzës dhe u shpjegon vendndodhjen e saj oficerëve të hutuar.


Incidenti çoi në teori të çmendura rreth dimensioneve paralele dhe udhëtimit në kohë.

Megjithatë, siç rezulton, videoja është e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (Al).

Ndërsa përdorimi i Al po fiton ritëm në të gjithë globin, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh faktin nga trillimi.

Videot e krijuara duke përdorur mjetet më të fundit të Al pretendojnë se tregojnë – shpesh bindshëm – se ka ndodhur një ngjarje ose aksident. /Telegrafi/