Për dy muaj rresht, një 63-vjeçar në Pejë dhunoi fizikisht e seksualisht gruan e tij.
Viktima nga tortura shpëtoi kur në derë çiftit i shkoi policia që burrin e arrestoi, derisa gruaja u dërgua në strehimore, raporton Klan Kosova.
Sipas informacioneve të televizionit edhe ekzaminimi mjekësor që iu bë viktimës me urdhër të prokurorit, u evidentuan shenja të freskëta dhune në trupin e gruas që tash po qëndron në strehimore.
Për krejt të bëmat e 63-vjeçarit, dëshmitar ishte edhe vëllai i tij, që iu tregoi policisë se ai e godiste me shuplakë gruan.
Nga ky zullum, viktimën e kishte dërguar pa ndjenja në spitalin e Pejës, ditë më parë.
Andaj, ky kualifikohet si recidivist i involvuar në 23 raste të ndryshme prej të cilave shtatë si i dyshuar.
Për detaje shtesë, klikoni në kronikën e mëposhtme:


